...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se bashkia e Himarës do të verifikojë dëmet nga zjarri, për të dëmshpërblyer të prekurit,
“Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve. Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente”, shkroi Rama.
Kreu i qeverisë vlerësoi punën në terren të strukturave përgjegjëse që menaxhuan situatën e vështirë me zjarret mbrëmë jo vetëm në Himarë, por edhe në Fier, duke shmangur rrezikun për banorët.