...
Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Ksamil, ku një 20 vjeçar francez u vra me thike nga një i ri nga Hasi.
Mësohet se viktima është identifikuar si Frances Miguel Mendes, ndërsa autori i krimit është 29-vjeçari nga Hasi Sokrat Vata.
Ngjarja e rëndë që tronditi Ksamilin ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (18 gusht) ku i riu nga Franca ishte gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, i riu dyshohet se është goditur me mjet prerës, thikë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Ndërkohë pas konfliktit, Vata dyshohet se është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.