... Nami.al

U zunë për pronën dhe kërcënoi vëllanë me pistoletë, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Një çështje prone është bërë ‘mollë sherri’ midis dy vëllezërve në lagjen e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Njëri prej vëllezërve, Julian Toro, ka kërcënuar tjetrin me armë.

Situata mund të kishte shkuar deri në përdorimin e pistoletës pa ndërhyrjen në kohë të policisë që e arrestoi 47-vjeçarin. Arma, fishekët dhe 2 krehrat janë sekuestruar.

Njoftimi:

Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit me armë, për motive pronësie, mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, vihet në pranga 47-vjeçari me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen në këtë konflikt.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”, u parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllanë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.