... Nami.al

Aksident në Durrës, dy automjete përplasen “kokë më kokë”

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në Durrës, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë edhe Klevi Elezi, i cili mban postin e drejtuesit të Qarkut Durrës për Partinë Mundësia.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, kryesisht në pjesët e përparme.

Ende nuk ka informacion zyrtar të konfirmuar për gjendjen shëndetësore të personave që ndodheshin në automjete.

Policia pritet të kryejë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.