...
Policia e Tiranës vijon hetimet për grabitjen e një argjendarie para disa ditësh në zonën e Paskuqanit.
Oficerët e Policisë kanë arritur të gjejnë një motor, i cili dyshohet se i përket autorëve.
Dyshohet se dy grabitësit kanë marrë prej andej bizhuteri të shtrenjta me një peshë afro 2 kilogramë flori.
Dy grabitësit kanë përdorur si maskë kaskat e motorit, me të cilin mbërritën në vendin që grabitën.
Ata ishin të armatosur me një automatik, të cilin e kanë përdorur për presion, por nuk kanë qëlluar.
Ndërsa dyshohet se kishin edhe një çekiç, të cilin, nga shpejtësia, e kanë harruar.
Pas kësaj ata udhëtuan me një mjet të lyer dhe pa targa, ndërsa u larguan përmes rrugëve dytësore.