... Nami.al

“Lamtumirë biri im, do të mbetesh fryma ime” – Mesazhi prekës i nënës së Joan Zukos, që u vra nga shoku i fëmijërisë

Nëna e Joan Zukos, 20-vjeçarit që u vra dy ditë më parë në Korçë nga shoku i vet, ka bërë një postim prekës në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundesi per t ju pergjigjur te gjitheve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit.

Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime.

Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit.

U prehsh në paqe, engjëlli i mamit”, shkruan ajo.

Për vrasjen e 20-vjeçarit është arrestuar Kristjan Sterjo.

Ai tha se e vrau shokun e vet, pasi i kishte ngacmuar të dashurën.

20-vjeçari Joan Zuko ishte mobilizuar si ushtar me rrogë prej më shumë se një viti dhe vetëm dy muaj më parë kishte lënë detyrën pasi do shkonte tek i vëllai në Angli.