... Nami.al

“Nuk kanë pasur asnjë konflikt” – Vrasja në Shkodër, flasin të afërmit: Ishin njerëz të urtë e të ndershëm

Një e afërme e familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e 55-vjeçares, Bardhe Ziçi. Zoje Nika deklaron se kjo është një ngjarje e rëndë dhe se për çiftin bashkëshortor kishin respekt të gjithë në lagje. Ajo ndër të tjera ka deklaruar se çifti shkonin shumë mirë dhe se nuk kanë patur konflikte.

“Kurrë të keqe s’ka pas prej këtij djali. Kurrë, si me na pasë ne s’ja di, veç i mirë, i ndershëm, me shku me makinë me të, me ardhë, tona të mirat. Njeri shumë i mirë. Edhe gruaja, krejt kjo lagje nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje.

Jo, jo, jo, jo, veç me na ardhë shumë keq për këtë familje, shumë shumë shumë. Kanë qenë të mirë, po çka me ba. Fati e zi. Atje e kam kushëri.

Edhe këtë gruan e kam shumë respekt për të, se ka qenë grua, njeri i urtë, me të tona të mirat. Të shkretët fëmijët. Debate kurrë! Unë kam qenë shpesh herë atje, e kurrë për jetë s’kanë pasur debate, veç duke shkuar mirë,” tha ajo për Euronews Albania.

Mes lotëve ka folur dhe një tjetër e afërme e çiftit e cila është shprehur për mediat vendase se të dy burrë e grua kanë qenë njerëz të qetë. Madje sipas saj askush prej familjarëve, apo fqinjëve në lagje, nuk ka qenë në dijeni për konfliktet që mund të kishin ata.

“U tronditëm. Nuk dinim gjë për ndonjë konflikt. Bardhe Ziçi ishte një grua e rrallë. Në dijeninë tonë kanë qenë një familje e rregullt, pa sherre. Ishin prindër të dy fëmijëve dhe jetonin vetëm në banesë.

Edhe Shtjefni ishte njeri i mirë e i ndershëm. Kemi udhëtuar me makinë me të. Një fjalë të keqe nuk ua kemi dëgjuar kurrë. Na vjen shumë keq që përfundoi kështu kjo familje”, u shpreh ajo.