... Nami.al

Erion Braçe jep alarmin: Javën tjetër nafta do shkojë 200 lekë, duhet të reagojmë

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar këtë të enjte rritjen për herë të tretë brenda pak ditësh, të çmimit të naftës, duke akuzuar grosistët e karburanteve se po abuzojnë, pavarësisht se çmimet në bursa janë ato të paraluftës dhe monedhat e huaja janë në minimum historik.

“Tregtaret e naftes e cuan çmimin sot ne 185 leke per liter-6 leke me shume! Dhe kjo eshte ajo nafta standarde, ajo tjetra “e mira” shitet me cmim 189, 190, 191 leke per liter! Ne tre dite, tregtaret e rriten cmimin dy here, 9 leke per liter!

Ne tre jave-fill pasi bordi nderpreu vendimmarrjen, tregtaret e naftes e mbajten cmimin te pandryshuar! Edhe pse ne burse cmimi u ule ne nivelet e para luftes, edhe pse kursi i monedhes ra ne nivele historike”, shkruan ai.

Erion Braçe thotë se nëse shoqëria dhe ligjvënësit nuk reagojnë, me këto ritme, në fillim të javës tjetër çmimi i naftës që tregtohet si “premium” do të jetë 200 lekë.

“Ajo qe te acaron me shume ka te bej me mungesen e transparences; cmimi te perplaset ne tabele dhe nuk ka asnje spjegim; ti duhet ta paguash; tek cdo pompe, cdo kompani, nje cmim, ne te njejten dite, ne te njejten ore!

Tregu eshte i mbyllur, pa konkurrence e pa cmime produkt i konkurrences-20 vite i njejti treg, te njejtat kompani.

Koha ka kaluar per nje treg me konkurrence; ngjarje te jashtezakonshme ai lufterat, instrumentat e perdorura per cmimet gjate lufterave, e nxjerrin edhe me qarte tregun e kapur e bllokuar! Nese do pranojme edhe me shume kete treg, do duhet vetem nje nderhyrje-percaktomi i nivelit te fitimit, sic ben bordi”, mbyll deputeti socialist.