... Nami.al

Burri vret gruan në Shkodër, arrestohet (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku raportohet se burri ka vrarë bashkëshorten e tij. 

Mësohet se Shtjefën Ziçi 64 vjeç, ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij shtetasen Bardhe Ziçi, 54 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autori është vënë në pranga nga policia.