... Nami.al

Sot gjyqi në themel, Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, zbulon bluzën me mbishkrimin ‘it’s a wonderful day’

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, teksa kishte veshur një bluzë ku lexohej ‘It’s a wonderful day’, pra e përkthyer në shqip, ‘është një ditë e mrekullueshme’.

Në GJKKO sot do të zhvillohet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për dosjen ku ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.