...
Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e kësaj të diele zonën e Koxhasit në Shijak, ku flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Shtëllunga të dendura tymi kanë mbuluar një sipërfaqe të gjerë dhe janë bërë të dukshme edhe përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Shijakut, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga djegia e disa mbeturinave, por më pas flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në zonën përreth.
Autoritetet vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.