...
Ka nisur protesta e 37-të radhazi kundër Qeverisë në kryeqytet, ku qytetarët kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u vendosur përpara godinës së Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit brohorasin slogane kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë grumbullimit ishin: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Edi Rama, nisu vrap, të ka ardhur radha për SPAK”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama, SPAK you”.