...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetim ndaj zinxhirit komandues të Komisariatit të Policisë Divjakë, nën dyshimin për shpërdorim detyre, pas zbulimit dhe sekuestrimit të 1,426 bimëve narkotike kanabis sativa të kultivuara në këtë zonë.
Burime bëjnë me dije se rasti është referuar në Prokurori, pasi dyshohet se drejtuesit e komisariatit nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme për evidentimin dhe goditjen e parcelave të mbjella me kanabis.
Parcela me lëndë narkotike u zbulua pak ditë më parë në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një sipërfaqe toke shtetërore.
Gjatë operacionit u sekuestruan 1,426 bimë kanabis sativa, 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe 7 kilogramë kanabis në formë boçesh.