... Nami.al

Situatë dramatike në Drizë të Fierit, flakët rrezikojnë banesat! Tymi mbulon zonën, vijon ndërhyrja nga ajri me helikopter

Situata vijon të paraqitet dramatike në Drizë të Fierit teksa flakët rrezikojnë banesat, ndërsa ndërhyrja nga ajri me helikopter po vijon.

Banorët janë të frikësuar për shkak të rrezikut që u kanoset teksa flakët janë fare pranë shtëpive të favorizuara dhe nga erërat e forta.

Tymi ka mbuluar zonën, ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 10 mjete zjarrfikësve, rreth 50 efektivë të angazhuar.

Banorët shprehen se janë trembur kur kanë parë zjarrin.

“Si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë. U frikësuam shumë, ishte zjarr i madh”, tha një banor i zonës.

“Ne jemi trembur, s’dimë çfarë të bëjmë, po i afrohet banesave. Ishim në shtëpi, po hanim bukë kur dolëm dhe pamë zjarrin”, tha një banore tjetër.