...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në aksin Tepelenë–Krahës, në zonën e njohur si “Mogila”, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga një 67-vjeçar, banues në Elbasan, është përplasur me një taksi që drejtohej nga një 28-vjeçar, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjet. Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.