... Nami.al

Plagosje në Vlorë/ Autori në arrati

Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Sipas burimeve i plagosur ka mbetur 37-vjeçari Rigers Dine.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-shinave të trenit në qytetin bregdetar.

Mësohet se 37-vjeçari ka marrë plagë në këmbë. Dine ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet se kush është autori apo motivet teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.