... Nami.al

Nis protesta e 28-të në Tiranë

Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 28-të të saj, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Në protestën e sotme pritet të marrin pjesë edhe shumë emigrantë.

Protestuesit u grumbulluan në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë.

Ditën e sotme në protestë do të jetë edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis dhe ka një prani të lartë të mediave ndërkombëtare.

Skenari për ditën e sotme do të jetë i njëjti, ku fillimisht do të mbahen fjalimet në podium e më pas do të zhvillohet marshimi në rrugët e kryeqytetit.

Sot, Policia e Shtetit njoftoi se ka proceduar penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.