... Nami.al

Sërish tensione në Veri të Kosovës, sulmohet një makinë policie

Policia e Kosovës njofton se një makinë re policisë së Kosovës është sulmuar gjatë ditës së djeshme, por këtë informacion e bëri publik vetëm sot.

Mësohet se ka vetëm dëme materiale. “Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente”, njofton policia.