... Nami.al

Moti i keq/ Probleme në qarkun e Lezhës, bllokohet aksi Skuraj-Burrel

Moti i keq i mëngjesit të sotëm ka sjellë probleme në disa zona të vendit.

Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave.

Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve.

Mirëmbajtësit e rrugës janë duke punuar për pastrimin e saj dhe kthimin në normaliteti. Po ashtu Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile ndodhen në terren.