... Nami.al

Nis protesta e 25-të në Tiranë

Këtë të mërkurë po mbahet dita e 25-të radhazi e protestës në Tiranë.

Qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” dhe më paskan marshuar më pas drejt Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë.

Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.