Burgu i Fierit zhvendos Erion Veliajn nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor që gjendet në të njëjtin burg.
Zhvendosja e Veliajt është kryer pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe pas ankesave të kryebashkiakut që pretendon se nuk u vlerësua gjendja e tij shëndetësore.
Pak kohë më parë, gjatë periudhës kur Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit, ai kishte pësuar dëmtime në këmbë, dhe në kohën kur u transferua në burgun e Fierit, u shpreh se nuk i ishte marrë parasysh gjendja e tij shëndetësore.
Nuk dihet nëse kjo lëvizje ka apo jo lidhje me vizitën e ministrit të Drejtësisë ë Toni Gogu, pak ditë më parë.
