... Nami.al

Përpjekjet për paqen Rusi-Ukrainë, në lojë hyn dhe Melania Trump

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Zonja e Parë, Melania Trump, do të jetë mikpritëse e një takimi të rëndësishëm diplomatik më 5 nëntor, ku do të bashkojë zyrtarë të lartë nga Rusia dhe Ukraina.

Sipas deklaratës zyrtare nga Uashingtoni, ky organizim konsiderohet si një “moment i jashtëzakonshëm për Amerikën”, duke nënvizuar peshën politike dhe simbolike të këtij zhvillimi.

Në kuadër të këtij takimi, është parashikuar gjithashtu një dalje publike e Zonjës së Parë. Sipas agjendës së bërë publike, Melania do të publikojë gjithashtu një deklaratë mbi armëpushimin në Oleshky në orën 11:00 sipas kohës lokale dhe 17:00 sipas kohës amerikane, çka pritet të sqarojë më tej pozicionin dhe hapat e mëtejshëm mbi këtë proces.