... Nami.al

Aksident me vdekje në Berat

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Berat ku një 63 vjeçar ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.