... Nami.al

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët e Mjekësisë i bashkohen tubimit!

Studentët e Mjekësisë kanë vijuar marshimin e tyre në rrrugët e kryeqytetit duke iu bashkuar kështu pjesës tjetër së studentëve të grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit. 

Protesta e sotme vjen pas një njoftimi të bërë ditën e djeshme nga të rinjtë, të cilët priten të mblidhen të gjithë para Ministrisë së Arsimit, duke pasur në fokus kërkesën e tyre, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, ashtu si edhe disa ditë më parë, kryeministri Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog, e cila deri më tani është refuzuar nga studentët.