...
Sipas parashikimeve atmosferike nga MeteoAlb, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nisë fillimisht me kthjellime, por nga orët e mesditës e deri në pasditen e vonë pritet një shtim i vranësirave mesatare deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit.
Në zonët kodrinore dhe malore, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme të intensitetit të ulët, si dhe me shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe lugina do të arrijë deri në 10 m/s, duke sjellë një valëzim të ulët në det të forcës 1-2 ballë.