...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për Belinda Ballukun, duke e përfshirë atë në një akuzë tjetër.
“Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se Lubi Balluku është notere ose bashkë-autore në të gjitha vjedhjet, që Edi Rama ka bërë që kur është bërë kryetar bashkie dhe atë e ka vendosur shefe kabineti, gjer sot”, tha Berisha.
Më pas, lideri demokrat shtoi: “Ndaj dhe do më falni, kur SPAK-u kërkoi për herë të parë arrestimin e Lubi Ballukut, e vërteta është se në prani të Ulsi Manjës, Edi Rama bëri përpjekje shumë-orëshe për të bindur Lubinë që t’i jepte dorëheqjen dhe të paraqitej. Por e vërteta është që pas asaj seance pesë orë takim, ishte Lubia që bindi Ramën të hiqte dorë, se 60% e dosjes së saj nuk ishin Balluku, por ishin Rama. Ishin dosja Rama.
Ndaj dhe, ajo që ju kam thënë ju them prapë, ata të tre e kanë në dorë.
Nuk mundet kurrë që të shkarkohet i gjithë sistemi i TIMS, me arkivën totale të kriminalitetit e të dhënat e qindra e miliona njerëzve, të eksportohej në duart e krimit dhe të mos hynte një gjemb në këmbë, sepse u bë me urdhër të padronit. Vetëm padroni mund të jepte një urdhër të tillë”.