... Nami.al

Marjana Koçeku ironizon PS-në, pas përjshtimit të Spiropalit: Tani Elisë, do të thonë dorëzo mandatin

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar me ironi pas vendimit të socialistëve për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Koçeku i është drejtuar Spiropalit me një mesazh ironik, duke iu referuar edhe mundësisë së heqjes së imunitetit parlamentar.

“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin’.

Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin.

Dhi e egër s’kanë si me të thanë”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.