... Nami.al

Protesta e studentëve, i vihet flaka koshave pranë Ministrisë së Arsimit. Nisin marshimin nëpër Tiranë

Disa momente tensioni janë shënuar në protestën studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit kundër kryeministrit Edi Rama. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërkohë që pjesë  sloganit të tyre janë thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Një grup studentësh i kanë flakën dy koshave me mbeturina në “Rrugën e Durrësit”, të cilat u shuan shpejt pas ndërhyrjes së policisë.

Më pas studentët kanë nisur marshimin nëpër Tiranë. 

Prej më shumë se një muaji vijon protesta studentore në Tiranë. Ata kanë vendosur vijimin e protestave kundër Ramës, duke i zhvilluar ato në 2 ditë të javës: të mërkurën dhe të shtunën, në orën 14:00.