... Nami.al

I frymëzuar nga ekstremi i djathtë, ndërron jetë në spital autori i masakrës në Krakov

Policia polake ka konfirmuar se Michal Oksinsk, autori i dyshuar për vrasjen e gjashtë personave në Krakov, ka ndërruar jetë në spital.

24-vjeçari, për të cilin ministrat thanë se dyshohet se ishte frymëzuar nga “ideologjitë e ekstremit të djathtë”, mbeti i plagosur pasi hapi zjarr në qendër të Krakovit, qyteti i dytë më i madh në Poloni, të shtunën.

Forcat e armatosura të policisë mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me të dyshuarin. Zyrtarët bëjnë të ditur se ai u qëllua brenda tre minutave nga nisja e sulmit, duke parandaluar kështu një masakër edhe më të madhe.

Policia e Krakovit njoftoi se autori i dyshuar ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së hënës.