Ivan Balliu e ka mbyllur përfundimisht me Kombëtaren shqiptare. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Rolando Maran në konferencën për shtyp ku prezantoi listën e të grumbulluarve për ndeshjet e nëntorit të Nations League.
Maran e kishte zbuluar që para debutimit të tij se Balliu po mendonte tërheqjen. Mbrojtësi i Rayo Vallecano u ftua edhe për katër sfidat e shtatorit dhe tetorit, por nuk iu bashkua skuadrës.
Ivan Balliu debutoi 9 vite më parë me fanellën kuqezi. 34-vjeçari largohet me 24 ndeshje të luajtura, ku aktivizua edhe në Europianin e vitit 2024.
