... Nami.al

Ermal Hasimja: Spiropali mund të jetë një alternativë për qeveri tranzitore

Aktivisti Ermal Hasimja, që prej muajsh është duke organizuar një lëvizjee politike me dhjetëra intlektualë, ka dhënë një zgjidhje, se si mund të dilet nga kriza aktuale politike në vend.

Ai tha se kryeministri Rama, për të qetësuar protestat, duhet të japë dorëheqjen dhe në vend të tij të emërohet një tjetër socialist.

Hasimja tha se një prej emrave që mund ta zëvendësojë Ramën, është Elisa Spiropali.

“Hajde ok po jap dorëheqjen dhe të bëhet dikush që është më i pranueshëm në një farë mënyre.

Supozojmë Elisa Spiropalin, për shkak të kundërshtimeve serioze që ka pasur ndaj lidershipit të Ramës.

Mund të ishte një person që jep njëfarë garancie të paktën tek protestuesit, që nuk është dikush i kontrolluar dhe servil i Ramës”, tha ai.

Por sipas Hasimjas, Rama nuk po e dëgjon zërin e protestuesve dhe po bën të kundërtën e asaj që kërkojnë ata.