Në letrën e tij nga burgu i Fierit, Erion Veliaj nuk i ka shpallur luftë vetëm politikisht Edi Ramës, por edhe moralisht.
Ai thotë se ka më shumë dinjitet se Edi Rama, edhe pse gjendet prapa hekurave.
“Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai”, thotë Veliaj në reagimin e tij.
Tani pritet me kuriozitet, nëse kryeministri Rama do t’i përgjigjet akuzave publike të Erion Veliajt.
Ky i fundit, edhe pse prej muajsh përflitet se është në burg prej Ramës, nuk ka reaguar kurrë, deri më sot.
Kjo, pas transferimit të papritur në burgun e Fierit, pas mbledhjes së Ramës me ministrat dhe drejtuesit e Qarqeve, ku për herë të parë foli hapur dhe publikisht kundër Erion Veliajt, duke e akuzuar atë, se qendron prapa protestave që kërkojnë rrëzimin e tij.
Reagimi i sotëm i Veliajt
Reagimi i Veliajt
Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!
