Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog.
Edhe sot, para godinës së Kryeministrisë, është vendosur sofra e gurtë, me disa ‘ftesa’ në të cilat shkruhet ‘dialog’.
Ditën e djeshme, në bulevardin Dëshmorët e Kombit pati një tkurrje të numrit të protestuesve dhe nuk u shënuan përplasje me efektivët e Policisë.
Kryeministri Rama ka prezantuar edhe paketën anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve për të gjithë protestuesit e dhunshëm. Paketa prek edhe protestuesit jo të dhunshëm, të cilët bëhen pjesë e tubimeve të dhunshme.
