Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, konfirmohet akti i parë i largimeve.
Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pranoi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij.
“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra.”, tha ai.
Deri më tani nuk dihet arsyeja pse Verdho ndodhet në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa kjo nuk është hera e parë që shihet në dyert e SPAK.
Ai është parë edhe gjatë muajve maj, qershor, por së fundmi edhe në 8 tetor.
Emri i Ergys Verdhos është përfshirë në hetimet e SPAK që lidhen me procedurat e prokurimeve publike dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë kohës kur kjo ministri drejtohej nga Belinda Balluku.
