Protestuesit kanë nisur të godasin me gurë dhe bomba molotov godinën e Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë me makinën ujëhedhëse apo gaz lotsjellës.
Forca policie janë të pozicionuara pranë godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit.
Protesta shënon sot ditën e nëntë, ndërsa që prej nisjes së saj janë regjistruar përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.
Dita e sotme ka qenë më e qetë, ku grumbullimet nuk kanë qenë shumë masive, dhe s’ka patur konfrontime të ashpra.
