... Nami.al

Protestuesit rikthehen në bulevard, nis sërish përplasja me policinë. RENEA rikthehet te Kryeministria

Pas përplasjeve dhe situatës së tensionuar te Komisariati i Policisë nr. 3, protestuesit janë rikthyer në bulevard, duke lëvizur në drejtim të Kryeministrisë.

Ata kanë nisur sërish të hedhin gurë dhe molotov drejt policisë, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur sërish me gaz lotsjellës.

Sakaq, mësohet se RENEA është rikthyer te Kryeministria.