... Nami.al

SPAK sekuestron celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut

SPAK sekuestron celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të ish-ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Agjentët e BKH-së kanë zbatuar një vendim të prokurores së posaçme, Dorina Bejko.

Detajet mbi arsyet dhe rrethanat e këtij veprimi mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht.

Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi hetimin.

Vetë ish-ministrja e Arsimit Manastirliu është paraqitur përpara dy viteve në SPAK, si person që ka dijeni për Koncesionin e Sterilizimit.