Vijojnë tensionet në Tiranë, ku protestuesit janë mbledhur në grupe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Rreth orës 17:30, situata është përshkallëzuar, ndërsa forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.
Nga ana tjetër, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë.
Përplasjet vijojnë në bulevard, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.
