Astrit Idrizi, 35-vjeçari i arrestuar për zjarrin në banesat sociale në Shkozë ku humbën jetën dy të moshuar, dyshohet se e kreu krimin pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëjetuesen e tij.
Çifti kishte edhe një fëmijë, ndërsa prej kohësh marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar.
Idrizi u ka thënë hetuesve se dyshonte që bashkëjetuesja e tradhtonte.
Këtp dyshime kishin sjellë debate të vazhdueshme mes tyre dhe kishin bërë që çifti të largohej nga njëri-tjetri.
