... Nami.al

Dosja “Balluku”, Elezi e Gjyli hyrje dalje të përjavshme në SPAK (por deri më tani, asnjë masë ndaj tyre)

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme.

Gjyli dhe Elezi janë paraqitur në SPAK në lidhje me dosjen Balluku, teksa qëndruan në SPAK për rreth dy orë.

Ata janë paraqitur në SPAK edhe disa ditë me parë, në lidhje me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre.

Por deri më tani, s’ka asnjë masë as ndaj tyre dhe as ndaj ish-shefes së tyre, Belinda Balluku.