... Nami.al

“I ke ngopur kaq vite”, Zegjine Çaushi sherr me Baçin: Aman fierakët lërja Bardhit se ai i ka merak!

Debatet për reformën territoriale kanë sjellë replika në Kuvend mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, dhe deputetit demokrat Luan Baçi.

Gjatë fjalës së saj, Çaushi iu drejtua me tone ironike deputetit të opozitës, duke e akuzuar se po përdor shqetësimet e qytetarëve të Fierit për retorikë politike.

Deputetja socialiste i kërkoi Baçit të mos shtiret sikur interesohet për fierakët, duke pretenduar se qytetarët janë lodhur nga qëndrimet e tij ndër vite.

Ajo nuk kurseu ironinë as ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke i sugjeruar Baçit që t’ia lërë atij mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Fierit.

“Zoti Baçi lëre retorikën politike se i ke ngopur fierakët kaq vite. Mos bëj sikur po të qan shpirti, aman, lërja kreut të grupit se ai i ka më shumë merak fierakët”, u shpreh Çaushi.

Replikat u zhvilluan gjatë seancës plenare, ku reforma territoriale është kthyer në një nga çështjet kryesore të përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës.