... Nami.al

Takim i fshehtë me Ramën në zonën VIP të Rinasit? Berisha flet për herë të parë!

Ish-kryeministri Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, për masën e sigurisë, ku ka komentuar dhe pretendimet e ngritura për një takim të fshehtë mes tij dhe Ramës në Aeroportin e Rinasit.

Berisha tha se në momentin kur ndodhej në aeroport ishte duke u nisur drejt Strasburgut, ndërsa Rama po kthehej nga Shtetet e Bashkuara.

“Unë po shkoja në Strasburg, ku pata takime të shkëlqyera. Ai u kthye nga Amerika, ku u takua me Taulant Ballën. A mund ta imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri? Kurrën e kurrës. As nuk denjoj t’ia hedh shikimin”, u shpreh Berisha.

Deklarata e tij vjen pas zërave të përhapur në media dhe rrjete sociale për një takim të mundshëm mes dy liderëve politikë në aeroportin e Rinasit.

Ishte ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ai që hodhi dyshime mbi një takim të mundshëm mes Sali Berishës dhe Edi Ramës në aeroportin ‘Nënë Tereza’ më 27 Shtator, ndërsa të gjithë shqiptarët po prisnin kthimin e Ramës nga Neë York ku ndodhej për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB–së dhe deklaratën e paralajmëruar të kreut të qeverisë pas situatës së krijuar në vend nga shkarkimi dhe arrestimi i ish kreut të SHISH Vlora Hyseni.