... Nami.al

Ambasadori amerikan takon kreun e SPAK: Ja cilat janë përparësitë kryesore për SHBA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Sipas Ambasadës amerikane në Tiranë, në takim është theksuar lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm, që është ndër përparësitë kryesore të presidentit Donald Trump.

“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.

Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, bën me dije Ambasada amerikane në Tiranë.