... Nami.al

E rëndë në Tiranë/ I riu me motor përplas për vdekje këmbësoren 75-vjeçare!

Një 75-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

 Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e motorit, një 20-vjeçar me inicialet E. M.

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 19:35, kur 20-vjeçari, duke drejtuar motomjetin, aksidentoi këmbësoren, shtetasen Sh. M., 75 vjeçe.

E dëmtuara u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ndërroi jetë rreth orës 22:40.

Edhe drejtuesi i motomjetit mbeti i dëmtuar nga aksidenti dhe ndodhet në spital. Sipas autoriteteve, ai është jashtë rrezikut për jetën.