... Nami.al

“Vlora Hyseni ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend”, Rama: Kishte referenca të shkëlqyera nga partnerët

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj thirrjeve të opozitës që të shpjegojë si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH.

“Orvatjet për ta shpjeguar emrërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it me lloj-lloj fantazish konspirative s’kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është e thjeshtë. Ka nisur të punojë pranë meje në rolin e këshilltares. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar në referenca të shkëlqyera të marra nga shërbime partnere, ajo është emëruar drejtuese e SHISH-it.
 
As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e SHISH-it ka hapur një llogari të vështirë me drejtësinë, veçse ka hyrë në një borxh të madh moral në këtë vend.

Por, po ashtu, as nuk diskutohet që ky vend nuk bëhet kurrsesi më i drejtë kur njerëzit e sotëm nën hetim nga prokuroria linçohen në tezgat mediatike, as kjo shoqëri nuk bëhet kurrsesi më e mirë kur i fryn zjarrit të atyre turrave”, tha Rama.