... Nami.al

“U tregoi foton e Vis Martinajt të vrarë, kështu fitoi besimin e Ramës”, gazetari Elton Qyno zbulon prapaskenat!

Ergys Agasi u ka treguar policisë dhe institucioneve të tjera fotografi që provonin vrasjen e Ervis Martinajt.

Këtë deklaroi Elton Qyno në podcastin “MaShqip me Flamur Vezaj”, ku bashkë me Artan Hoxhën foli për fuqizimin e Agasit pas zhdukjes së Martinajt në gusht 2022. 

Sipas Qynos, informacioni mund të ketë shkuar edhe te Edi Rama dhe prej asaj kohe Agasi fitoi besimin e kryeministrit.

Elton Qyno foli për fotografi që Agasi, sipas tij, ua kishte treguar vetë institucioneve.

 “Me foto u tregoi institucioneve se Ervis Martinaj është vrarë dhe për këtë mori gjithë besimin e Ramës”, tha gazetari, duke shtuar se Agasi mund t’ia ketë dërguar materialin edhe Vlora Hysenit.

Qyno e vendosi pikërisht në atë periudhë ndryshimin e pozicionit të Agasit./MaShqip