...
Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në lidhje me rastin e Vlora Hysenit. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritet të mbahet të hënën e ardhshme.
Një nga arsyet është edhe fakti që kryeministri Edi Rama ndodhet jashtë vendit dhe pritet të kthehet në Shqipëri më 26 shtator.
Mbledhja vjen në një moment kur çështja e sigurisë së informacionit të klasifikuar është në qendër të vëmendjes, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Hysenit.
GJKKO caktoi më 21 shtator ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it masën “arrest në shtëpi”, si dhe “pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas SPAK, Hyseni është nën hetim në kuadër të procedimit penal nr. 20/1, për veprat penale “nxjerrje e sekretit shtetëror” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.