...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me dënimin, në total me 81 vite burgim, të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja në Hagë.
Në një video të publikuar në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se vendimi i sotëm i gjykatës është i papranueshëm dhe i padrejtë, ndërsa tha se beteja duhet të vazhdojë dhe të fitohet në shkallën e dytë të gjykimit.
Po ashtu, kreu i AAK-së u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë qetësi, pasi, sipas tij, nëse ka trazira, ndihmohen armiqtë.
Haradinaj: Shqiptarë, kudo që ndodheni, vendimi i sotëm i gjykatës është i papranueshëm dhe i padrejtë.
UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare. Beteja me drejtësinë duhet të vazhdojë dhe të fitohet në shkallën e dytë, jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës, këtë vendim dënues.
Qytetarë të Kosovës, shqiptarë, Kosovën ta ruajmë.
Për Kosovën dhamë jetë, është gjëja më e çmuar e kombit tonë. I ndihmojmë armiqtë nëse dëmtojmë pronën tonë dhe në çfarëdo mënyre tjetër.