... Nami.al

“Albin, hajde poshtë” – Protestuesit sulmojnë me gurë ndërtesën e Qeverisë, pas vendimit për krerët e UÇK

Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës.

Kjo, pasi ata bëjnë përgjegjës Albin Kurtin, për dënimin e krerëve të UÇK.

Kurti akuzohet se nuk ka ndihmuar për mbrojtjen e tyre.

Protestë e ngjashme u mbajt paraprakisht para selisë së EULEX-it, në zonën industriale, kur u hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit.

Protestat vijnë pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i dënuan katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte, me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim.