...
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Cërrik-Elbasan.
Rreth orës 23:30, një 31-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për shkak të përplasjes, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.
“Më datë 04.09.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”, shtetasi M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, shtetasi M. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.